Vlahovic merr një goditje të rëndë për egon e tij!

Dusan Vlahovic ka marrë një goditje të rëndë nga fansat e Fiorentinës pas barazimit me Venezian në javën e 8 të kampionatit.

Në ndeshjen e ardhshme shënoi gol kundër Cagliarit ndërkohë që pas ndeshjes në Romë kundër Lazios ai shkoi menjëherë në zhveshtore teksa bashkëlojtarët e tij u përshëndetën me tifozët.

Tifozët më të zjarrtë të skuadrës nga Firence bëhet e ditur që i kanë kërkuar futbollistit që të mos i afrohet atyre dhe kjo shpjegon faktin që pse Vlahovic u nda nga pjesa e tjetër e skuadrës.

Largimi i tij pritet që të ndodhë për 70 deri në 80 milionë euro.

Gazzeta dello Sport ka bërë të ditur që tashmë ka filluar bisedimet me skuadrën e Juventusit dhe transferimi pritet të ndodhë që në janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here