Chelsea padyshim që mbetet njëra nga skuadrat më të forta nga aspekti financiar dhe jo vetëm.
Skuadra e Thomas Tuchel tashmë ja ka mësyer Serie A-së për të përforcuar repartin e saj të sulmit, ku tashmë në listën e dëshirave ka hyrë ylli i skuadrës së Atalantas, Duvan Zapata.
Kolumbiani 30 vjeçar ka një kontratë në Bergamo që skadon në vitin 2023 mirëpo kjo nuk ka bërë që çmimi i tij të bjerë pasi ai akoma vlerësohet diku tek 45 milionë eurot.
Ky transferim nga ana tjetër pritet që ti hapë rrugë edhe Juventusit e cila po kërkon një emër në sulm dhe do të kërkojë tashmë transferimin e Timo Werner nga Blutë e Londrës.