Nuk ka më vend në Londër, Timo Werner tek gjiganti i Serie A!

Sulmuesi gjerman tashmë është duke planifikuar të ardhmen e tij tek një skuadër shumë larg Londrës.

Prej largimit të Cristiano Ronaldos skuadra e Juventus është duke vuajtur në sulm për një zëvëndësues të denjë të portugezit.

Pas disa muajve tashmë duket se Zonja e Vjetër ka gjetur emrin e duhur për këtë pozitë.

Timo Werner duket emri i duhur për të marrë një përgjegjësi të tillë.

Thomas Tuchel duket tashmë ‘i ngopur’ me gjermanin dhe nuk e ka ndërmend që ti japë më shumë mundësi ku po bëhet gati shitja e tij gjatë merkatos së janarit.

Ardhja e mundshme e Duvan Zapatas tek Chelsea do të bëj që Timo Werner mos të ketë asnjë mundësi për një vend në formacion të parë, gjë që do të rezultojë në largimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here