Franck Kessie nuk do të jetë më një problem për AC Milan pasi pasuesi i tij tashmë është gati për tu transferuar në San Siro.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Marseille, Boubacar Kamara i cili në fund të këtij sezoni do të mbetet pa kontratë ndërkohë që Milan po tenton tani transferimin e tij.
Calcio Mercato ka bërë të ditur që Milan do tentojë transferimin e tij në janar për një shifër prej 5 milionë eurosh për të mos pritur deri në verë.
Presidenti i Marseille, Pablo Longoria ka bërë të ditur që preferojnë ta shesin atë në janar në mënyrë që mos ta humbin me parametra 0 gjatë verës së ardhshme.