E pabesueshme: Gennaro Gattuso në krye të gjigantit të Premier League!

Një lajm me të vërtetë surprizues ka dalë sot nga mediat në ishullin britanik.

Tuttomercatoweb ka bërë të ditur që për Gennaro Gattuson interesim ka shfaqur skuadra e Newcastle United për të zënë vendin e Steve Bruce në St.James Park.

Newcastle tashmë është nën pronësinë e Mohamed bin Salman i cili po kërkon një ndryshim rrënjësor në skuadrën e tij.

Ish tekniku i Napolit akoma nuk ka bërë një prononcim zyrtar rreth kësaj oferte mirëpo nuk përjashtohet mundësia që ai të pranojë një detyrë të tillë duke marrë parasysh që është i papunë momentalisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here