Nuk ka qetësi: PSG pas ‘trurit’ të Interit!

Paris Saint Germain akoma nuk ka hequr dorë nga objektivi i saj, që është njëri prej futbollistëve kyç të skuadrës së Interit.

Bëhet fjalë për Marcelo Brozovic i cili është njëri nga futbollistët kryesorë të Interit në sezonet e fundit dhe i ndihmoi skuadrës për fitimin e Scudetos në sezonin e kaluar.

Situata e tij me kontratën dhe mos arritja e një marrëveshje për rinovimin e saj kanë bërë që interesimi për të të rrihet çdo ditë e më shumë.

Siç raporton Corriere dello Sport, Brozovic është subjekt i interesimit nga skuadra e Paris Saint Germain.

Gjiganti francez ka filluar punët për të bërë një ofertë serioze në drejtim të 28 vjeçarit pasi deri më tani Inter nuk ka arritur të sigurojë firmën e tij për një kontratë të re dhe kroati mund të joshet nga milionat e arabëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here