Ka futbollistë që nuk shikojnë vetëm aspektin financiar për të vazhduar karierën e tyre.
Njëri ndër ta është mbrojtësi i Milanit Theo Hernandez i cili raportohet që ka refuzuar një ofertë nga Manchester City për të rinovuar edhe për disa vite të tjera me Rossonerët.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që interesimi për të të rritet ndjeshëm duke përfshirë këtu edhe Manchester Cityn.
Mirëpo siç raporton Calciomercato, Hernandez është i vendosur për të qëndruar në San Siro dhe ka vendosur për të rinovuar kontratën me kuqezinjtë.
Ai është i gatshëm për një kontratë të re nëse Milan i ofron atij një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.