Xavi tek Barcelona: Dritë jeshile në merkato për Juventusin!

Ardhja e Xavit në stolin e Barcelonës pritet që të ketë një ndikim pozitiv edhe në merkaton e Juventusit.

Përkundër qëndrimit zyrtar të skuadrës Al-Sadd, ardhja e katalansit në Camp Nou tashmë duket një punë e kryer.

41 vjeçari ka kërkuar menjëherë që Barcelona të transferojë Kinsgley Coman prej skuadrës së Bayern Munich dhe në këtë mënyrë do ti hapet rruga Zonjës së Vjetër për transferimin e Ousmane Dembele.

Francezi për shkak të karakteristikave të tij po shihet si emri ideal për mënyrën e lojës së Biankonerëve.

Dembele ka një kontratë që i skadon në vitin 2022 dhe deri më tani nuk ka rinovuar me katalanasit, gjë që lë të nënkuptohet që largimi i tij mund të vijë edhe në merkaton e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here