Mino Raiola ka gati shkëmbimin spektakolar!
Sulmuesi i Borussia Monchenglabach, Marcus Thuram ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqtijet e tij.
Thuram sezonin e kaluar realizoi 11 gola, ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm katër ndeshje për shkak të problemeve me ligamentet.
24-vjeçari është rikuperuar dhe pritet ta gjejë formën e duhur, ndërsa kontrata me Borussian i skadon në fund të sezonit.
Portali italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Inter synon transferimin e Thuram dhe Mino Raiola ka projektuar shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.
Thuram dhe Dumfries janë klient të Raiolas dhe agjenti holandez i ka propozuar Neroaxurëve një shkëmbim mes tyre.
Dumfries nuk po arrin të ambientohet në futbollin italian dhe holandezi do të transferohet në Bundesligë, ndërsa Thuram do ta vesh fanellën e Neroaxurëve.
Edhe pse Thuram ka vlerë më të madhe në treg ky shkëmbim do të jetë kokë më kokë, pasiqë francezit i skadon kontrata në fund të sezonit.