Revolucion te Juventus: Biankonerët transferojnë dy yje për 70 milionë euro

Revolucion te Zonja e Vjetër, Juventus transferon dy yje në merkaton e janarit.

Juventus nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri dhe Biankonerët renditen në pozitën e nëntë në Serie A pas 11 ndeshjeve të luajtura.

Zonja e Vjetër u mposht nga Verona fundjaven e kaluar dhe situata në klub është alarmante.

Andrea Agnelli është i vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime dhe ka vendosur që ta sakrifikojë Weston McKennie për të arkëtuar para.

Juventus pritet të arkëtojë më së paku 30 milionë euro nga shitja e McKennie dhe synojnë transferimin e dyshes Vlahovic-Witsel në merkaton e janarit.

Për kartonin e Vlahovic Biankonerët do të paguajnë 60 milionë euro, ndërsa për kartonin e Witsel 10 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here