Kriza nuk ka fund: Agnelli do largojë 6 futbollistë në janar?!

Juventus humbi ndeshjen me Veronan me rezultat 2:1 dhe tashmë duket se Massimiliano Allegri e ka humbur komplet toruan.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, bossi i Biankonerëve është i nervozuar me disa futbollistë të skuadrës për shkak që ata nuk po japin më të mirën në fushën e lojës dhe për këtë arsye ka vendosur ti largojë ata gjatë janarit.

Allegri ka dënuar Rabiot, McKennie, Kulusevski, Bentancur, Morata dhe Melo.

McKennie nuk arriti që të mbulojë zbrazëtirën e krijuar nga largimi i Ronaldos, Rabiot dhe Bentancur nuk po japin maksimumin në mesfushë ndërkohë që Morata akoma nuk e ka të sigurt qëndrimin tek Juventus, shkaku i kontratës.

Nëse Juventus vazhdon me këto rezultate një gjë është e sigurt, ose këta gjashtë do largohen në janar ose Allegri largohet nga klubi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here