Largohet nga ‘xhelozia’: Ylli i Real Madrid në Serie A!

Një skuadër e madhe italiane mund të përfitojë shumë në merkaton e janarit për shkak të ‘xhelozisë’ që po mbizotëron tek skuadra e Real Madrid.

Bëhet fjalë për Marco Asension i cili vetëm po shikon formën e shkëlqyer që është duke kaluar Vinicius Jr.

El Chiringuito bën të ditur që braziliani pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti dhe mundësitë e spanjollit për të siguruar një vend titullari po zbehen çdo ditë.

Për këtë arsye tashmë ai po mendon për një transferim në Serie A ku të interesuara janë Juventus dhe Milan.

Asensio ka një kontratë që skadon në qershor të 2023 dhe ka një vlerë në merkato që sillet diku tek 30 milionë eurot.

Dy gjigantët italianë tashmë janë në pritje të një vendimi të futbollistit për të filluar sulmin në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here