Kur e mori zyrtarisht postin tek skuadra e Juventusit, pak kush do ta merrte me mend që disa muaj më vonë ai do të marrë drejtimin e një skuadre mesatare në Serie A.
Siç raporton Calciomercato, tekniku italian është shumë pranë që të marrë drejtimin e Genoas ose të Sampdorias, dy rivalëve të qytetit.
‘Mozzarti’ do të mbetet përsëri në veri të Italisë dhe mundësitë për të drejtuar Barcelonën tashmë janë zhdukur përfundimisht.
Sezonin e kaluar Pirlo fitoi Kupën e Italisë me Juventusin por përfundoi në vendin e katërt, që u bë edhe shkak për shkarkimin e tij nga presidenti Agnelli.