Ky do të jetë transferi i parë i Contes nga Serie A!

Tottenham ka nënshkruar me Antonio Conten dhe kjo gjë pritet ti sjellë shumë përfitime edhe në merkato skuadrës londineze.

Kjo për faktin që tekniku italian i ka të qartë objektivat e tij në merkato për shkak se ka qenë pjesë e Interit dhe e ka gati planin sesi ta ndërtojë skuadrën londineze me emra nga Serie A.

Franck Kessie i cili ka më pak se një vit kontratë me Milanin mund të jetë blerja e parë e Antonio Contes në Londër.

Siç raporton gazetari italian Rudy Galetti, Kessie dhe Tottenham janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje.

Mediat italiane nuk e përjashtojnë mundësinë që një transferim i tillë mund të ndodhë edhe në afatin e janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here