Conte nuk pret: Tottenham po sjellë dy transferime spektakolare nga ish klubi i tij!

Tre ditë më parë Antonio Conte mori drejtimin e skuadrës së Tottenham që aktualisht është e renditur në vendin e 9të në Premier League dhe është një renditje që Spurs nuk e duan aspak.

Siç raporton Calciomercato, skuadra e Contes tashmë ka gati një buxhet prej 280 milionë eurosh për merkaton e dimrit.

Lista e Contes është e gjatë ku përfshin emra si Dusan Vlahovic, Franck Kessie, Federico Chiesa, Matthijs de Ligt por objektivi i italianit padyshim që është dyshja e Interit, Stefan de Vrij dhe Marcelo Brozovic.

Dyshja e Interit mbetet dëshira e tij më e madhe.

Tekniku italian tani ka mundësitë financiare për tu ribashkuar me të e sidomos me Brozovic i cili akoma nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Neroazzurët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here