Mourinho i mërzitur me situatën në skuadër, në janar arrijnë 5 përforcime të mëdha!

Jose Mourinho mori drejtimin e Romës gjatë kësaj vere mirëpo kur kanë përfunduar 11 javë të Serie A, situata nuk duket se është siç e mendonte tekniku.

Roma ka 6 fitore në 11 takime dhe është plot 12 pikë prapa liderëve të Milan dhe Napolit.

Corriere dello Sport bën të ditur që tashmë Special One po kërkon një ndryshim rrënjësor në skuadër ku gjatë janarit pritet të zbarkojnë emra të rinj në skuadër.

Në listën e dëshirave të Special One bëjnë pjesë emra si Nacho Fernandez dhe Dani Ceballos të Real Madrid, Ruben Loftusk i Chelseas, Harry Winks i Tottenham dhe ylli i Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here