Skuadra e Romës është shumë pranë për të shkaktuar një surprizë në merkaton brenda Italisë.
Kjo për faktin që Juventusi ka vendosur për ta nxjerrë në shitje yllin e skuadrës, Dejan Kulusevski për shkak se tekniku Max Allegri i ka bërë të ditur atij që nuk bën pjesë më në planet e tij.
Calciomercato ka bërë të ditur që interesim për të ka shfaqur ish skuadra e tij, Atalanta.
Zonja e Vjetër ka shfaqur interesim për shitjen e tij edhe në janar për ti mbuluar shpenzimet e transferimit të tij prej 35 milionë eurosh.
Gjithsesi tashmë situata ka ndryshuar pasi në garë për të është edhe skuadra e Romës e cila ka hyrë në garë për të dhe Mourinho ka kërkuar personalisht transferimin e tij.