Andriy Shevchenko rikthehet në Serie A, por kësaj rradhe si trajner.
Ish-futbollisti i Milanit Andriy Shevchenko, e ka nisur mjaftë mirë aventurën e tij si trajner me përfaqësuesen e Ukrainës.
Shevchenko arriti ta çojë Ukrainën në çerekfinale të Europianit për herë të parë në histori.
Falë rezultateve të mira si trajner Shevchenko ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave dhe duket se ukrainasi është pranë rikthimit në Itali.
Mediat italiane, raportojnë se Shevchenko ka arritur marrëveshje me Genoan.
Genoa e ka nisur keq sezonin e ri dhe renditen në pozitën e 15-të në Serie A, pas 12 ndeshjeve të luajtura.
Ukrainasi ka dhënë dritën jeshile dhe marrëveshja pritet të arrihet ditët në vijim.