Një yll dhe para: Milan Skriniar largohet nga Interi

Oferta joshëse ka arritur, Milan Skriniar largohet nga Interi.

Milan Skriniar është njëri nga lojtarët më të kërkuar të Interit, falë paraqitjeve mbreslënëse për disa sezone me rradhë.

Mbrojtësi sllovak është njëri nga lojtarët kyç te Neroaxurët dhe sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Meazza.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Manchester United ka gati ofertën për Skriniar.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit kartonin e Donny van de Beek dhe 30 milionë euro për Skriniar.

Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe kanë vendosur që të presin deri në fund të sezonit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here