Dani Ceballos në Serie A por jo tek Roma!

Gjatë javëve të fundit emri i Dani Ceballos është përmendur shumë që mund të transferohej tek Roma me dëshirë të Jose Mourinhos.

Por një gjë e tillë duket se ka mbetur vetëm një dëshirë e parealizuar pasi siç raporton SportMediaSet, interesim për të ka shfaqur skuadra e Interit.

25 vjeçari aktualisht nuk është aktiv në fushë për shkak të një dëmtimi mirëpo edhe kur të rikthehet nuk pritet që të zërë një vend në formacionin e italianit.

Mesfushori spanjoll tashmë është në kërkim të një skuadre të re ku do të ketë minuta të rregullt dhe për 25 vjeçarin Interi duket destinacioni ideal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here