Roma nuk po bindë me paraqitjet e saj dhe Jose Mourinho gjatë janarit pritet të fillojë një operacion për të pastruar skuadrën nga emrat e tepërt.
Në mesin e emrave që pritet të largohen nga Olimpico është edhe një mesfushor që pëlqehet shumë nga Massimiliano Allegri.
Bëhet fjalë për Gonzalo Villar i cili këtë sezon në Serie A ka luajtur vetëm 160 minuta deri më tani dhe në rast largimi Juventus është shumë e interesuar për kartonin e tij.
Biankonerët do të kërkojnë që të largojnë Aaron Ramsey i cili aktualisht merr një pagë marramendëse prej 7 milionë eurosh në sezon duke shtuar këtu edhe lëndimet e shpeshta që i ndodhin.
Ndërkohë që i gjithë kartoni i Villar kushton rreth 15 milionë euro, një mision ky jo shumë i lehtë mirëpo Juventus tashmë po mendon për të ardhmen.