Po shkëlqen tek Benfica: Darwin Nunez transferohet tek gjiganti i Serie A!

Darwin Nunez është një emër që po shkëlqen tek skuadra e Benficas dhe interesimi për të po rritet çdo ditë e më shumë.

Tuttosport ka bërë të ditur që në ndeshjen e zhvilluar në mes të Bayern Munich dhe Benficës në Allianz Arena ishte edhe drejtori sportiv i Juventusit, Cherubini.

Zonja e Vjetër është duke monitoruar situatën nëpër të cilën po kalon uruguajani i lindur në vitin 1999, i cili pëlqehet shumë gjithashtu nga Roma dhe Milani.

Nunez tashmë është një emër i rëndësishëm në planet e Juventusit pasi transferimi i Dusan Vlahovic nga Fiorentina duket një mision i vështirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here