Lautaro largohet nga Inter: 50 milionë euro plus shërbimet e yllit të Serie A!

Lautaro Martinez me shumë mundësi do të jetë i sakrifikuari i rradhës nga drejtuesit e skuadrës së Interit.

Atletico Madrid e ka marrë seriozisht idenë e transferimit të sulmuesit argjentinas dhe një gjë të tillë po tenton ta bëj me një shumë prej 50 milionë eurosh plus shërbimet e Alvaro Moratas.

Skuadra e Juventusit nuk e ka ndërmend që të paguajë 35 milionë euro për të blerë kartonin e tij dhe me një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh ai është i papërballueshëm për Zonjën e Vjetër.

Nga ana tjetër Lautaro nuk ka arritur të shënojë gol në 7 ndeshjet e fundit duke bërë kështu që edhe çmimi i tij të bjerë ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here