Prishje marrëdhëniesh me Mourinhon: Milan transferon yllin e Romës!

Një futbollist i Giallorossëve duket se nuk ka tashmë asnjë komunikim me teknikun Jose Mourinho dhe po mendon seriozisht largimin nga kryeqyteti qysh në afatin e janarit.

Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut, Henrikh Mkhitaryan për të cilin në garë tashmë ka hyrë skuadra e Milanit.

Fati duket se nuk po i buzëqeshë Romës gjatë javëve të fundit ku ka përjetuar shumë rezultate negative.

Armeniani është njëri prej emrave që ka zhgënjyer më së shumti këtë sezon dhe tashmë po mendon seriozisht për largimin.

32 vjeçari duket i gatshëm për të ndërruar ambient ku Milan është e gatshme për të siguruar shërbimet e tij.

Mkhitaryan në San Siro po shihet edhe si një zëvëndësues për një periudhë të shkurtër për Hakan Calhanoglu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here