Jo vetëm Vlahovic, Biankonerët transferojnë një bomber me vlerë 50 milionë euro!

Juventus ka filluar manovrat e para për të përgatitur sulmin për sezonin e ardhshëm.

Lëvizjet vazhdojnë nga menaxhmenti në Continassa për të plotësuar kërkesat e Allegrit.

Pas Dusan Vlahovic në Torino pritet të transferohet edhe një emër tjetër që do të kompletojë repartin ofenziv.

Bëhet fjalë për Darwin Nunez i cili po shkëlqen tek Benfica por me një kontratë deri në vitin 2025 blerja e tij nuk do të jetë një mision i lehtë për Zonjën e Vjetër.

Uruguajani tash e disa muaj ka marrë vëmendjen e disa prej skuadrave më të mëdha në Europë veçanërisht pas dy golave në Champions League në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Nga ana tjetër i sakrifikuari pritet që të jetë Alvaro Morata pasi Juventus nuk e ka ndërmend që të paguajë 35 milionë euro për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here