Nuk do të ketë më polemika, revolucion i madh me arbitrat në Itali

Pushimi i kombëtareve është një mundësi për një bilanc të gjyqtarëve italianë pas dymbëdhjetë javësh ku nuk munguan polemikat në Serinë A dhe për këtë arsye AIA po studion një mënyrë për të siguruar një transparencë më të madhe në lidhje me vendimet e marra nga gjyqtarët.

Hipoteza e dërgimit të arbitrave për të folur në TV ka dështuar pasi, shkruan La Repubblica do të përfundonin duke i ekspozuar arbitrat në një gjyq mediatik çdo javë. Ndaj, ka lindur hipoteza e një lloj ndërmjetësi mes AIA-s dhe klubit në emër të Federatës së Futbollit.

Ideja është që audienca të dëgjojë në shtëpi audiot e fjalimeve midis arbitrit dhe VAR-it në episodet kyçe, dhe nëse jo live pas ndeshjes në mënyrë që të krijohet transparencë. Kjo do të sillte një revolucion të madh në marrëdhënien e arbitrave me tifozët, pasi shpesh gjyqtarët veprojnë në kokën e tyre, duke mos dëgjuar fjalët e kolegëve në VAR.

Kjo ide është pritur mjaft mirë në Itali, dhe synimi është që ky projekt të vihet në jetë pa mbaruar kampionat, pasi Seria A ka hyrë në një fazë të nxehtë këto momente ku çdo gabim mund të ndryshonte rrjedhën e kampionatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here