Goditje surprizë: Phill Jones te gjiganti italian

Phil Jones transferohet në Serie A.

Futbollisti i Manchester United, Phil Jones nuk ka luajtur pothuajse dy vite me Djajtë e Kuq për shkak të lëndimeve të shumta.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze dhe ato italiane, Jones ka përfunduar në shënjestrën e Jose Mourinhos.

Roma është në krizë rezultatesh dhe Special One e sheh anglezin si përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes.

Jones përfiton 4 milionë euro në sezon dhe drejtuesit e Djajve të Kuq dëshirojnë shitjen e tij.

Bisedimet mes Romës dhe United pritet të fillojnë së shpejti dhe për kartonin e Jones Giallorosët do të paguajnë 2.5 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here