Andriy Shevchenko kërkon përforcime të menjëhershme tek skuadra e Genoas.
Siç bëjnë të ditur mediat italianie, tekniku ukrainas po planifikon transferimin e Aleksei Miranchuk prej skuadrës së Atalantas.
Pronarët e skuadrës nga Bergamo po mendojnë për shitjen e menjëhershme të fantaztit 26 vjeçar rus.
Miranchuk erdhi tek Atalanta gjatë vitit të kaluar si një përforcim i madh nga Lokomotiva e Moskës për shifrën prej 15 milionë euro.
Por talenti rus nuk arriti që të shkëlqejë në Bergamo.
Në Itali tani bëjnë të ditur që Genoa është skuadra më e interesuar dhe se transferimi i tij është shndërruar në një prioritet për Shevchenko.