Bombë: Denzel Dumfries transferohet te rivalët e Interit

Denzel Dumfries largohet nga Interi, por jo nga Serie A!

Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries nuk e ka nisur mirë aventurën e re me Neroaxurët.

Holandezi u transferua në Meazza nga PSV për 12 milionë euro si zëvendësues i Hakimit, por nuk po arrin të bind trajnerin Inzaghi.

Dumfries e nisi mirë në ndeshjet e para, por tani ka rënë në plan të dytë, pasiqë Inzaghi preferon Darmian.

Portali italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Jose Mourinho.

Special One ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e Dumfries në janar. Giallorosët do të tentojnë blerjen e kartonit të 25-vjeçarit ose huazimin e tij.

Te Inter nuk dëshirojnë të heqin dorë menjëherë nga Dumfries dhe opsioni i huazimit është më i mundshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here