Ideja e Maldinit: Emri që do zëvëndësojë Kessien!

Milan ka filluar të pajtohet me faktin që prej sezonit tjetër nuk mund të llogarisin në shërbimet e Franck Kessie.

Paolo Maldini tashmë ka bërë gati planin dhe ka gjetur emrin që do të zërë vendin e tij në mesfushë.

Menaxhmenti i Rossonerëve tashmë është në gjendje që të zëvëndësojë secilin emër të skuadrës.

Pas Gianluigi Donnrummas dhe Hakan Calhanoglu tashmë duket se është rradha e Franck Kessie.

Tuttosport me anë të një shkrimi ka bërë të ditur që Paolo Maldini po mendon për një talent grek të skuadrës së Panathinaikos, Sotiris Alexandropoulos.

Ky futbollist po vlerësohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit grek dhe Maldini po kërkon transferimin e tij sa më herët që të jetë e mundur për të shmangur konkurencën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here