Isco Alarcon nuk bën pjesë më në planet e Carlo Ancelottit dhe mund të largohet qysh në muajin janar.
Mirëpo zhvillime interesante vijnë nga Apeninet ku tashmë skuadra e Milanit nuk është favoritja për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll.
Bëhet fjalë tashmë për Juventusin e Massimiliano Allegrit i cili ka filluar negociatat me Los Blancos për ta sjellë në Torino mesfushorin.
Isco qysh prej një kohe të gjatë pëlqehet shumë nga tekniku italian dhe tashmë ka ardhur momenti i duhur për liderin e Zonjës së Vjetër.
Marrëveshja që pritet të arrihet do të kapë vlerën e 15 milionë eurove.