Rradhën e ka Juventusi: Bin Salman shënjestron yllin e Biankonerëve!

Mohamed bin Salman bëri bujë të madhe me blerjen e skuadrës angleze të Newcastle United.

Gjatë merkatove të ardhshme pritet një dominim i princit arab ku tashmë disa emra të futbollistëve të mëdhenj europian kanë përfunduar në listën e tij të dëshirave.

Skuadra angleze është duke kërkuar transferimin e yllit të Juventusit, Adrien Rabiot, ka bërë të ditur e përditshmja italiane Calciomercato.

‘The Magpies’ janë të vendosur për ndryshime të mëdha në skuadër dhe mesfushori francez pritet të jetë njëri ndër përforcimet e para.

Nga ana tjetër dritën jeshile për largimin e tij e ka dhënë edhe tekniku Massimiliano Allegri i cili nuk e ka më në planet e tij 26 vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here