Rabiot me një këmbë jashtë Torinos, transferohet në Premier League për 15 milionë euro!

Adrien Rabiot nuk bën më pjesë në planet e teknikut Massimiliano Allegri.

Calcio Mercato tashmë bën të ditur që mesfushori është shumë pranë aritjes së një marrëveshje me skuadrën e Newcastle United.

26 vjeçari tashmë nuk është në formacionin e parë të Allegrit dhe largimi i tij mund të arrihet për një shumë prej 15 milionë eurosh.

Nga ana tjetër skuadra angleze po bëhet gati për një ofertë në drejtim të tij duke e bërë ndoshta francezin njërin nga përforcimet e para nën pronësinë e re të sheikëve arabë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here