Shkëmbim spektakolar: Calhanoglu në Premier League, ndërsa ylli i gjigantit anglez te Interi

Gati shkëmbimi spektakolar, Calhanoglu drejt transferimit në Premier League!

Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe me transferimin e tij nga Milani te Interi, mirëpo nuk ka arritur që të gjejë shkëlqimin te Neroaxurët.

Drejtuesit e Interit janë të hapur për shitjen e tij dhe një ofertë nga Anglia ka arritur menjëherë.

Calcio Mercato, raporton se Manchester United i ka propozuar Interit një shkëmbim mes Calhanoglus dhe Donny van de Beek.

Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën ofertës së Djajve të Kuq, mirëpo preferojnë që në janar ta huazojnë Calhanoglun te United, ndërsa van de Beek të huazohet në Meazza me opsion blerjeje.

Në rast se nuk arrijnë marrëveshje në janar, atëherë verën e ardhshme Inter dhe United do të shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimit mes  Calhanoglus dhe van de Beek kokë më kokë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here