Zakaria në Serie A mirëpo tradhëton Milanin!

Mesfushori 24 vjeçar i skuadrës së Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria pritet që të largohet nga Bundesliga në fund të këtij sezoni për shkak të skadimit të kontratës.

Mesfushori i cili pritej që të arrinte një marrëveshje me skuadrën e Milanit tashmë ka një skuadër tjetër të madhe italiane përpara.

Është Juventus e Andrea Agnellit e cila ka shfaqur dëshirën për ta parakaluar Milanin në këtë garë.

Siç raporton Tuttosport, menaxherët e Juventusit shkojnë shpesh në Gjermani për të përcjellur nga afër futbollistin.

Mirëpo zviceriani tashmë nuk duket emri i vetëm në këtë listë pasi edhe Kouadio Kone është në listën e dëshirave të Juventusit, futbollist ky që ishte gjithashtu në listën e Rossonerëve më herët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here