Julian Alvarez në Serie A mirëpo jo tek Milan!

Sulmuesi i River Plates, Julian Alvarez është një emër që ka ngritur në këmbë të gjitha skuadrat e mëdha italiane.

Në një periudhë kur mendohej se transferimi i tij tek Milan ishte pothuajse një punë e kryer gjërat kanë filluar që të ndërlikohen.

Siç bën të ditur ESPN, Juventus tashmë ka hyrë në garë për shërbimet e sulmuesit argjentinas të River Plates.

Dy skuadrat tashmë janë duke zhvilluar bisedime dhe Zonja e Vjetër ka ofruar një shumë prej 15 milionë eurosh plus 10 milionë të tjera që do të vijnë në formë të bonuseve.

Ndërkohë që River Plate po kërkon 20 milionë euro për të lejuar arritjen e një marrëveshje dhe 5 milionë të tjera sipas bonuseve dhe performancave të futbollistit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here