Rabiot dhe Ramsey jashtë: Juventus ka gati emrin e ri në mesfushë!

Largimi i Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey duket se është i vështirë për tu ndalur për shkak të urdhërit nga tekniku Massimiliano Allegri i cili nuk e dëshiron më këtë dyshe nën urdhërat e tij.

Calciomercato bën të ditur që skuadra e Juventusit ka shfaqur interesim për transferimin mesfushorit të Midtjylland, Jens Cajuste.

Biankonerët janë vënë në ndjekje të 22 vjeçarit duke marrë parasysh faktin që Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey pritet të largohen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Casjute në këtë sezon është paraqitur në 7 ndeshje me skuadrën e Midtjylland dhe kontrata e tij aktuale i skadon në vitin 2023.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here