Pronarët e rinj sauditë të skuadrës së Newcastle United duket se nuk e kanë ndërmend që të ndalen vetëm në Premier League.
Mësohet se tashmë në shënjestër të tyre është edhe njëra nga skuadrat më të mëdha në gadishullin Apenin.
Mohamed bin Salman gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi blerjen e Newcastle United dhe tashmë ja ka mësyer Italisë.
E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Fondi Publik për Investime nën pronësinë e Bin Salman, ka nisur bisedimet me Rocco Commison për blerjen e Fiorentinës.
Fondi Publik i Arabisë është njëri nga fondet më të mëdha në botë dhe menaxhon asete me vlerë pre 430 miliardë dollarëve.