Agnelli hap thesin: Dy yjet e Realit transferohen te Juventusi për 55 milionë euro

Florentino Perez dhe Carlo Ancelotti kanë vendosur që të nxjerrin në shitje dy lojtarë, Juventus gati të përfitojë.

Juventus nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe pas 12 ndeshjeve të luajtura Biankonerët renditen në pozitën e 8-të në Serie A.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime dhe Agnelli planifikon të bëjë disa goditje në merkaton e janarit.

Portali i njohur spanjoll, Don Balon, raporton se Juventus në janar do të hidhet në sulm për transferimin e dyshes së Realit Hazard-Jovic.

Los Blancos kanë vendosur të nxjerrin në shitje Hazardin dhe Jovicin për tu liruar nga paga e tyre e lartë dhe janë të gatshëm ta lënë të lirë dyshen të largohet nga Santiago Bernabeu për vetëm 55 milionë euro.

Juventus synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe bisedimet me Realin pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here