Portieri i kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht gardiani i portës së Lazios ka para vetes një ofertë që vështirë që mund të refuzohet.
Shqiptari ka përfunduar në radarët e skuadrës së Newcastle United me pronarët e rinj nga Arabia Saudite.
Sheikët arabe e blenë klubin që po rrezikon rënien nga Premier League për një shifër prej 305 milionë eurosh dhe tashmë kanë mundësinë për përforcime në afatin e janarit.
Strakosha nga ana tjetër ka humbur vendin e titullarit tek Lazio pas Pepe Reinas.
Ai aktualisht po luan vetëm në Europa League gjë që e ka lënë yllin e kombëtares të pakënaqur.