Newcastle dridhë Interin: Dy yjet zikaltër në shënjestër të sheikëve!

Newcastle është vënë në ndjekje të dy yjeve të Interit.

Neroazzurët tashmë nuk kanë vetëm problemin e Antonio Contes pasi interesimi për yjet e tyre sa po vjen e po rritet dita ditës.

Pas rinovimit me Barellan dhe Lautaron problemet e vërteta duket se do të fillojnë tani me pjesën tjetër të futbollistëve.

The Times ka bërë të ditur me anë të një raporti të publikuar që skuadra e Newcastle është e interesuar për shërbimet e Marcelo Brozovic.

Kroati akoma nuk ka rinovuar me Neroazzurët dhe milionat që mund të vijnë nga Anglia mund të ndërrojë mendjen e mesfushorit të shumë kërkuar.

Emri  i dytë është ai i qendërmbrojtësit holandez, Stefan de Vrij.

Holandezi ka një kontratë që skadon në vitin 2023 mirëpo nuk është duke menduar rinovimin dhe për këtë arsye Beppe Marotta mund të vendosë për shitjen e tij nëse në Milano do të arrijë një ofertë e majme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here