Ka një marrëveshje: Ky do të jetë përforcimi i parë i janarit për Mourinhon!

Jose Mourinho është duke përgatitur goditjen e parë gjatë merkatos së janarit.

Siç raporton Corriere dello Sport, Diogo Dalot tashmë i ka thënë PO ftesës së Jose Mourinhos për tju bashkuar atij tek Giallorossët.

Roma dhe Manchester United pritet që të arrijnë fillimisht një marrëveshje për huazimin e tij dhe pastaj të ketë të drejtë blerje për një shifër prej 15 milionë eurosh.

Në rast transferimit në Olimpico, 22 vjeçari portugez do të gjejë bashkëkombasit e tij, Tiago Pinto dhe Rui Patricio.

Dalot nuk është pa përvojë në Serie A pasi ka veshur fanelën e Milanit, gjë që është një përparësi e madhe për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here