Juventus dorëzohet, Kulusevski me skuadër të re!

Juventus ka marrë vendim përfundimtar për shitjen e talentit të skuadrës, Dejan Kulusevski.

21 vjeçari suedez me prejardhje nga Maqedonia e Veriut cilësohet si njëri nga talentet më të mëdhenj të Zonjës së Vjetër mirëpo që aktualisht nuk bën pjesë më në planet e Massimiliano Allegrit.

Calciomercato ka bërë të ditur që talenti biankoner mund të vazhdojë karierën në Premier League ku interesim për të kanë shfaqur dy gjigantët londinezë, Tottenham dhe Arsenal.

Mirëpo fati qëndron nga ana e Juventusit pasi pritet të arkëtojë një shumë të madhe parash duke marrë parasysh faktin që kontrata e tij skadon në vitin 2025.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here