Nicolo Zaniolo prej ardhjes në stol të Jose Mourinhos nuk është më një emër i preferuar për formacionin e parë të Giallorossëve.
Kjo gjë ka krijuar një frustrim të madh tek talenti italian i cili tashmë po mendon seriozisht largimin nga Olimpico.
22 vjeçari nuk po pëlqehet nga Jose Mourinho dhe Roma është e gatshme për shitjen e tij për cilëndo skuadër që është në gjendje që të ofrojë rreth 40 milionë euro.
Interesimi për të nuk po mungon edhe jashtë Apenineve.
Skuadra e Tottenham ka shfaqur interesim serioz për Zaniolon pasi ai pëlqehet shumë nga Antonio Conte i cili po kërkon të ndërtojë një skuadër kompetitive.
Çmimi i 22 vjeçarit nuk pritet të paraqesë problem për Spursat.