Strakosha e thotë troç: Kërkon transferimin tek kjo skuadër!

Ylli i kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht portieri i skuadrës së Lazios, Thomas Strakosha thuhet se ka shprehur dëshirë për tu larguar nga kryeqyteti italian sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gardianit nuk po i pëlqen fakti që ka mbetur në plan të dytë tek lazialët pasi në formacion të parë tashmë po luan Pepe Reina.

Interesim të madh për Strakoshën ka shprehur skuadra e Newcastle United e cila tashmë është nën pronësinë e Mohamed bin Salman.

Fichajes ka raportuar që edhe dëshira e tij është që të transferohet në Premier League.

Transferimi i tij pritet të ndodhë verën e ardhshme për shkak se i skadon kontrata dhe mund të largohet me parametra 0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here