Rossonerët tashmë po e shohin veten në rrezik për tu mposhtur në merkato për shërbimet e sulmuesit të Lille, Jonathan Ikone.
Pasi e mposhti para dy ditësh në Serie A 4:3, Fiorentina tashmë ka gati goditjen tjetër të hidhur për skuadrën e Stefano Piolit.
Dusan Vlahovic pritet që të largohet nga Firenze në fund të këtij sezoni duke bërë kështu që tek kjo skuadër të kërkohet një tjetër sulmues kualitativ.
Anësori francez tashmë është një objektiv i arritshëm për skuadrën italiane pasi me shitjen e Vlahovic do të arkëtohet një shumë e madhe parash dhe presidenti Rocco Commisso po mendon për ofertën në drejtim të kampionëve të Ligue 1.
Blerja e tij do të synohet që të arrihet për një shifër prej 18 milionë eurosh.