Ndarje definitive: Ylli i Real Madrid në Serie A gjatë janarit!

Një largim nga Real Madrid duket më afër se kurrë.

Marrëdhëniet e klubit me futbollistin janë në nivelet më të ulëta ndonjëherë dhe nuk po pritet ndonjë përmirësim në këtë relacion.

Tashmë me Carlo Ancelottin në stol Isco duket se nuk ka asnjë shpresë për tu rikthyer në formacionin e parë të Los Blancos.

Ndërkohë në Itali gara për të sa po vjen e po nxehet më shumë për shkak se përveç Milanit tashmë në garë ka hyrë edhe skuadra e Juventusit.

Largimi i tij pritet të ndodhë në janar pasi mesfushori spanjoll nuk dëshiron të qëndrojë më gjatë në Santiago Bernabeu dhe dy gjigantët e Serie A po fërkojnë duart për shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here