Njëri prej futbollistëve më të kërkuar gjatë verës në Serie A, Domenico Berardi pritet që të largohet nga Sassuolo pas shumë tentativave.
Disa nga skuadrat më të mëdha në Itali u mundua ta transferonin yllin e Serie A gjatë verës mirëpo pa sukses.
Ndërkohë që tani në garë për të ka hyrë një emër që pak kush do e priste.
Bëhet fjalë për Fiorentinën e cila tashmë po përgatitë terenin kur Dusan Vlahovic do të largohet në fund të këtij sezoni.
La Viola po sheh tek 27 vjeçarin emrin ideal për të zëvëndësuar serbin i cili pritet të largohet në fund të këtij sezoni.
Me paratë që do sigurohen nga shitja e tij nuk do të jetë problem pastaj blerja e kartonit të Berardit i cili vlerësohet rreth 30 milionë euro.