E bujshme: Nicolas Pepe transferohet te gjiganti italian

Nicolas Pepe drejt transferimit në Serie A!

Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Emirates në fund të sezonit.

Që nga transferimi i tij te Topçinjtë në vitin 2019 për 80 milionë euro, ivoriani nuk ka arritur të shfaq aftësitë e tij dhe ky do të jetë sezoni i fundit për të në Emirates.

Pepe ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm një gol në nëntë ndeshje të luajtura.

Portali italian Calcio Mercato, raporton se Pepe ka përfunduar në shënjestrën e Milanit dhe Rosonerët synojnë transferimin e 26-vjeçarit në merkaton e verës.

Vlera e Pepe në treg është 35 milionë euro, ndërsa Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro për kartonin e tij.

Te Milan besojnë se Pepe mund ta gjejë formën e duhur në San Siro dhe bisedimet me Arsenalin pritet të fillojnë në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here