Rocco Commisso mesa duket ka vendosur që të fusë dorën në xhep dhe të sjellë një futbollist që Milan ka kohë që është duke e ndjekur.
Siç raporton Gazzetta dello Sport, pronari i ‘La Viola’ është i gatshëm që të ofrojë 18 milionë euro për shërbimet e Jonathan Ikone.
Ikone është rritur në shkollën e të rinjëve të Paris Saint Germain.
Anësori i djathtë i kombëtares franceze është vetëm 23 vjeç dhe këtë sezon ai ka zhvilluar 14 ndeshje në Ligue 1 dhe 4 në Champions League.
Do ta shikojmë në janar se në cilin klub do të përfundojë ai.